Banorët e Karaqevës u shkruajnë letër krerëve të shtetit, kanë një kërkesë

22:21 | 31 Maj 2021
Përparim Bublaku

Banorët e Karaqeves së Poshtme të Kamenicës, i kanë drejtuar një letër krerëve të shtetit të Kosovës, ku kërkojnë që Kamenica të ketë noter.

Sipas një letre të tyre të dërguar në redaksinë e arbresh.info, mungesa e noterit për këta banorë që jetojnë në brezin kufitar me Serbinë po paraqet problem.

Ata thonë se për ta noterizuar një letër u duhet të shkojnë në Gjilan.

Letra e plotë e tyre për krerët e shtetit pa ndërhyrje:

BASHKËSIA LOKALE KARAQEV E POSHTME
Nr. protokolit—–2021
K. Kamenicë

LETER E HAPUR PER INSTUTUCIONET E LARTA TE REPUBLIKES SE KOSOVËS

PER KRYEMINISTRIN E REPUBLIKES SE KOSOVES
1. Z. ALBIN KURTIN
2. PRESIDENTEN E REPUBLIKES SE KOSOVES ZONJA VJOSA OSMANI
3. KRYEPARLAMENTARIN Z. GLAUK KONJUFCA
4. MINISTREN E DREJTSIS ZONJA ALBULENA HAXHIU
NJOFTIM-KERKES E BASHKESIES LOKALE KARQEVË E POSHTME

Te nderuara instutucione shtetrore te Republikes se Kosoves me ane te keti njoftimi po ju njoftojm ne banoret e brezit kufitar ne munges te Noterit qe nuk ka Kamenica Noter qe 3 vite ne munges ne baniret e brezit kufitar Karaqev e Poshtme per nje dokument duhet te marrim rrugen Karaqeve – Kamenice – Gjilan per ta vertetuar nje dokument te Noteri. Banoret e brezit kufitar e kem ne varferi te skajshme dhe banoret e brezit kufitar nuk kan meritu as qytetaret e Kamenices nuk e kan meritu te jen pa Noter, dhe per ta vertetu ket leter te japur qe po ju dergoojm ne muneni edhe vet bindeni qe asht reale. Te gjitha partit politike gjat fushates elektorale
premtonin per komunen e Kamenices qe dota perkrahnin- ndihmonin mirepo me gjithate me neglizhencen e instutucioneve te republikes se Kosoves qytetaret e kamenices vuajn per Noter qe ska ky vend dhena keni lendi si qytetar te Kamenices si komuna ma e lendumja dhe me e pa ndihmuara dhe me gjithate nuk e kan meriti qytetaret te jen ket pozit te pa lakmuar ki ne ket koh te gjitha qytet e Kosoves jan te pajisur me Noter. Valle te nderuara instutucione te Kosoves keni nderin dhe respektin qe te na dilni me ndihm te pajiset me Noter komuna e Kamenice dhe fshatit
Rogan qe numron 45 mij banor qe ka komuna e Kamenices te caktet nje Noter. Rogiqica si fahat e meriton te ket nje Noter . Mbes me shpres qe kjo kerkes te realizohet pozitivisht nga kreret e shtetit
sepae syt i kemi nga ju .
me respekt
Karaqev e Poshtme-
kontakt – 044620875
26.05.2021
Bashkësia lokale Karaqev e poshteme kryetar Selver Lenjani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme