Banorët e Kaçanikut e Hanit të Elezit i bashkohen kërkimeve për dy policët

11:50 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Dhjetëra banorë kanë dal për të kërkuar trupat e dy policëve të cilët dyshohen se kanë rënë në lumin Lepenc.

Banorët e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit,  në mënyrë të organizuar u janë përgjigjur thirrjeve të disa familjarëve që kanë bërë përmes Facebookut për t’i kërkuar trupat e dy policëve që janë zhdukur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 10:45, raporton Arbresh.info.

Në kërkim të tyre kanë dal edhe pjesëtarë të FSK-së së dhe Njësiti i kërkim-shpëtimit.

Pjesëtarët e FSK-së po kërkojnë edhe me dron ndërkohë që kërkimet janë duke u bërë edhe në pjesën maqedonase të lumit Lepenc./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme