Banorët e Hajvalisë shkyçen sot nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit

09:29 | 13 Mars 2018
Arbresh.info

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se banorët e fshatit Hajvali do të shkyçen individualisht nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Mbi 1400 shtëpi / konsumatorë të këtij fshati u kanë borxh KRU “Prishtina” sh.a. mbi 1 milion euro”, thuhet në njoftimin për media të KRU “Prishtina”.

“Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit”.

“Për këtë aksion,në fshatin e lartpërmendur janë të angazhuar 4 ekipe të shkyçjes përfshirë edhe inspektorë”.

“Ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit do të shkyçen gjatë ditës së sotme, pas shumë vërejtjeve e njoftimeve që u janë bërë më parë”.

“Gjatë ditës së nesërme do të vazhdohet me shkyçje në fshatin Makovc, Llukar, Bardhosh, Besi, Trudë dhe të gjitha fshatrat e tjerë që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme