Ka rreth një muaj që rruga “Brigat 153” në Hajvali-Prishtinë vazhdimisht po frekuentohet nga kamionë me pesha të rënda, të cilat po e ndotin dhe po rrezikojnë dëmtimin e kësaj rruge.
Brenda një dite, dhjetëra kamionë të cilët kalojnë peshën e lejuar, kalojnë në këtë rrugë, duke ua vështirësuar kalimin me automjete banorëve të kësaj lagje, shkruan arbresh.info.
Duke parë neglizhencën e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës dhe institucioneve tjera përkatëse, banorët, janë mobilizuar të bllokojnë vetë kalimin e këtyre kamionëve.
Ata, para kamerës së arbresh.info janë shprehur të shqetësuar dhe të rrezikuar, pasi thonë se këta kamion përpos që ndotin dhe dëmtojnë këtë rrugë, ata edhe tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, duke rrezikuarit edhe jetën fëmijëve.
Tutje, banorët thonë se janë ankuar në Komunën e Prishtinës, mirëpo deri tash nuk është ndërmarrë asnjë masë nga ky institucion.
“Po na pengojnë shumë që një muaj ditë janë duke kalu shumë kamionë me peshë 7.5 tonë. Shpejtësia pikërisht këtu para ambulantes është shqetësuese, shumë njerëz janë mbledhë me blloku rrugë, po s’bon kështu tash duhet me kanë dikush nga komuna me ardh me i ndalu këta. Këta punojnë nga mëngjesi në orën 07:00, e deri në mbrëmje, fëmijët nuk guxojnë me dalë në rrugë”, shprehet njëri nga banorë e kësaj lagje.
Banorët po ndjehen të shpërfillur nga Komuna e Prishtinës, pasi sipas tyre, ky institucion nuk po merret me këtë çështje.
“Ne kemi dal këtu me i ndal këta kamion të cilët po prishin edhe natyrën atje lartë, në tok të shtetit hedhin bërllok, qesin gurë, qesin gjithçka që 100 vjet nuk hiqet ajo, për ata kemi dal sot këta duhet mu ndal. Nëse shteti nuk merr masa na do i ndalim vetë.
Arbresh.info i ka pyetur nëse kanë komunikuar me komunën e Prishtinës dhe policinë, njëri nga ta tha se ani pse i ka kontaktuar këto dy institucione, deri tash nuk ka pasur asnjë reagim.
Ai, pretendon se kjo çështje është e lidhur direkt me ryshfetin.
“Kam thirr policinë, kam thirr krejt komunën, kanë ardh kanë thanë hajt se i ndalim edhe s’i kanë ndal, a sigurt këta kanë lidhje, u dhanë të holla edhe i grahin punës”, ka përfunduar një nga banorët.
Ndryshe, arbresh.info ka marrë vesh se me të larguar banorët nga rruga, të cilën e kishin bllokuar për rreth një orë, kamionët e kompanive të ndërtimit kanë vazhduar punën e tyre pa asnjë pengesë dhe vërejtje nga institucionet përkatëse./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...