Ndonëse nga ky vend e gjithë Kosova furnizohet me energji elektrike, banorët e kësaj ane kanë mungesë të saj.
Përpos rrymës, rreth 30 familje rezidente po përballen me probleme të shumta që ua pamundësojnë një jetë normale.
Të zhgënjyer nga institucionet e Kosovës, këta banorë kanë vendosur të mos iu japin në shfrytëzim tokat e tyre KEK-ut për ndërtimin e “Minierës së Re”.
Nahmit Mirena, banor rezident i fshatit Hade thotë se nuk do t’i lëshojnë pronat e tyre deri të behet zhvendosja e banorëve nga kjo zonë.
“Nuk e kom ndërmen me leshu pe, nuk e koqiti punën, por pa na shpronsu nuk i japim tokat. Le të na shpronësojnë. Prej 2004 na kanë thonë me ju shpronsu. Krejt qeveritarët janë mashtrues dhe na kanë mashtru neve”, ka thënë ai.
Urim Grajqevci një tjetër banorë thotë se që nga viti 2004 kanë pasur takime me udhëheqës të ndryshëm institucional për zhvendosjen e tyre, por në vitin 2018 Qeveria mori vendim që të anashkaloj një pjesë të fshatit Hade nga zhvendosja.
“Konsultimet i këna kry në vitin 2018. Bartjen e banorëve e deri në detaje të bartjes së varrezave e shkollave. Ne atë kohë është bërë fjalë për rreth 500 familje. Janë rreth 70 familje të pa shpërngulura ku kanë edhe toka”, tha ai.
E Skender Preniqi, si një i ri i këtij fshati e ka problem zhvillimin e familjes si pasojë e kushteve të rënda me të cilat përballen.
“Që nga viti 2004 në kemi mbet në një gjende të keqe si banorë. Kemi mbetur pa u zhvilluar si familje. Nga viti 2004 nuk këna pas të drejtë të ndërtimit. Kushtet i kemi pas të vështira, transporti, ndotja , zhurmat na përcjellin çdo ditë. Kemi mbet në një gjendje të mjerueshme nëse ti don me studiu oshe me shku në punë s’ke transport”, deklaroi Preniqi.
E Vlora Mirena ka një kërkesë për institucionet. Ajo thotë se janë vendi më i pasur me thëngjill, por me i varfër ekonomikisht.
“Problemi i parë është ndotja e ambientit, shkolla, njerëzit janë të sëmurë çdo ditë nga pluhuri, e këna zhurmën. KEK-u na ka marrë tokat, as s’kem toka as nuk kemi ujë, na dalet rryma. Nëse unë du me u punësu s’ka transport. I bëj thirrje institucioneve të Kosovës që të na kanë parasysh. Është vendi më i pasur me thëngjill dhe jemi vendi më i varfër”, thotë ajo.
Për këtë problem shumë vjeçar, kryeministri Hoti tha se janë në proces të zgjedhjes së bordit të KEK-ut dhe do të përfundojnë këtë çështje.
“Jemi në proces së zgjedhjes së bordit të KEK-ut bashkë me bordet e të gjitha ndërmarrjeve tjera dhe gjithashtu jemi duke finalizuar strategjinë e re energjetike. Kemi trashëguar një situatë shumë të keqe nga disa Qeveri në këtë drejtim, por ju sigurojmë që nuk do t’i bëjmë gabimet që i kanë bërë Qeveritë në të kaluarën, do të kryejmë punë dhe nuk do të lejmë çështjet e hapura edhe në rastin e minierës së KEK-ut”, ka thënë Hoti. /arbresh.info/
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...