Banorët e fshatit Hade i kanë shprehur sot para Qeverisë së Kosovës pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.
Ragip Greiçevci, përfaqësues i banorëve ka thënë se banorët e fshatit Hade kanë dalë t’i shprehin pakënaqësitë rreth procesit të vonimit dhe anashkalimit të fshatit, raporton Arbresh.info.
“Përfshirja e pjesës së mbetur të fshatit Hade në planifikim për zhvillim të minierës së re, të përfshihet Hadja në tërësi në të kundërtën ne po anashkalohemi për 40 vite. Kërkojmë nga kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e tij të na garantoj me një vendim ose marrëveshje me shkrim që fshati jonë të përfshihet në këtë proces. Mos ta shikojnë Haden nga kolltukët dhe të mos bëjnë projekte nëpër zyre dhe Qeveri por të vijnë në Hade dhe të ballafaqohen me këta banorë”, ka thënë Greiçevci.
Sipas tij, nëse nuk ndërmerren masa sa më shpejt, banorët do të vazhdojnë të protestojnë por jo më në mënyrë paqësore.
Ndërkaq, Besnik Greiçevci, banor i fshatit Hade ka thënë se banorët e fshatit Hade nuk po mund të jetojnë normal në shtëpitë e tyre pasi Qeveria prej vitit 2004 u ka thënë se është zonë e interesit dhe nuk duhet ndërtuar aty.
“Në shtëpitë tona nuk kemi të drejtë të organizohemi e të jetojmë pasi Qeveria në vitin 2004 ka marrë vendim që nuk duhet të ndërtohet pasi është zonë e interesit dhe nuk duhet të planifikohet jeta në këtë fshat. Bëjmë thirrje nga organet kompetente që vendimet të cilat janë sjellë nga Qeveria e asaj kohe, të mos e shkelin një vendim që është marrë”, ka thënë Greiçevci.
Banorët janë shpërndarë në mënyrë të qetë pas protestës./Abresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1768700193195065/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë