Disa lagje të komunës së Gjilanit kanë mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmë.
Qytetarët e kësaj komune në rrjetet sociale po shprehen të mllefosur me KEDS, duke bërë të ditur se janë pa rrymë që 10 orë.
Kujtojmë se ditë më parë KEDS ka paralajmëruar se reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë do të rikthehen. Reduktimet vijnë si pasojë e krizës elektroenergjetike botërore që ka prekur edhe Kosovën.
Edhe pse KEDS kishte njoftuar se do të kisht mungesë të rrymës për 2 orë brenda 24 orëve, por si duket kjo gjë nuk po vlen për Gjilanin.
Arbresh.info ka adresuar pyetje në KEDS, rreth kësaj çështje, për të ditur arsyen përse nga dy orë është bërë në 10 orë, mungesa e energjisë elektrike. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?