Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina njofton konsumatorët e qytetit të Fushë Kosovës se gjatë ditës së sotme, filloi ekzekutimi i punimeve në vendosjen e tubit, i cili shumë shpejt do t’i furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë pandërprerë.
Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Prishtina Ilir Abdullahu tha se ndjehet i gëzuar që më në fund edhe konsumatorët e Fushë Kosovës do të kenë ujë të pijshëm pa ndërprerë dhe nga ata pret që, në të ardhmen të bëjnë pagesa të rregullta për shërbimet e ofruara dhe shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Punëkryesi i këtij projekti është kompania Alfa i, e cila përgjatë një muaji kanë bërë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme teknike në rezervuarin e Shkabaj, ndërsa sot, ka filluar me vendosjen e tubave.
Tubi është me diametër fi 630 mm dhe me një gjatësi prej 2.2. km, ku uji fillestar do të merret nga fabrika e trajtimit të ujit në Shkabaj.
Kostoja financiare e këtij projekti ka vlerën 378 mijë euro, ndërsa projekti pritet të përfundojë në fund të muajit prill.
Ndryshe, një pjesë e qytetit të Fushë Kosovës deri më tash, nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë.
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...