Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka njoftuar se banorët e Fushë Kosovës të mërkurën nuk do të kenë furnizim me ujë për disa orë për shkak të punimeve teknike në gypin kryesor që furnizon këtë qytet.
Në njoftimin për media, thuhet se ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 08: 00 deri në 15:00, shkruan Arbresh.info
Sipas KRU-së, ky intervenim bëhet për rritjen e kapaciteteve dhe furnizim më të mirë për konsumatorët.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për konsumatorët e Fushë Kosovës
Ju njoftojmë se për shkak të punimeve nga Operatori Ekonomik i kontraktuar nga KRU ”Prishtina ” sh.a për ndërrimin e rrjetit për furnizim me ujë në qytetin e Fushë Kosovës është planifikuar që nesër me dt 27.11.2024 prej orës 8:00 deri në ora 15:00 të kemi punime teknike në gypin kryesor që furnizon qytetin e Fushë Kosovës.
Ky intervenim bëhet për rritjen e kapaciteteve dhe furnizim më të mirë për konsumatorët.
Andaj, në kohën e specifikuar do të ketë ndërprerja të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Fushë Kosovës.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra