Google ADS

Banorët e fshatit Orllan kërkojnë ujë të pastër 24 orë në ditë

13:08 | 17 Mars 2017
Arbresh.info

Banorët e fshatit Orllan të Podujevës janë duke protestuar në këto momente në fshatin e tyre.

Ata po kërkojnë furnizim me ujë pasi që gjysma e Kosovës furnizohet me ujë të pijës nga Liqeni i Batllaves i cili shtrihet në tokat e Orllanit, ndërsa banorët e këtij fshati nuk kan kyqje në Ujësjellsin Rajonal Prishtina, shkruan arbresh.info.

Banorët janë duke marshuar nëpër rrugët e fshatit dhe po kërkojnë ujë të pastër nga autoritetet vendore.

Ata po ashtu po kërkojnë ujë 24 orë në ditë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme