Në fillim të jep përshtypje se është vend turistik me pamjen e bukur dhe malet përreth.
Por me t’u takuar me ata pak banor të fshatit Dumnicë të Epërme të Komunës së Podujevës e kupton se kjo pjesë ka një hall të madh.
Jetesa këtu është bërë e pasigurt, thotë 80 vjeçari Halit Mehmeti nga ky fshat, shkruan arbresh.info.
Shkas për këtë është bërë hyrja e kohëpaskohshme e xhandarmerisë serbe që kufiri i ndan vetëm 500 metra.
“Po s’është hera e parë. Ata hyjnë vazhdimisht këtu. Kufiri nuk është larg e kemi aferë. Policia e Kosovës vinë kohë pas kohe. Ne i shohim xhandarmërinë kur kalojnë kufirin dhe hyjnë në fshatë. Jemi të pasigurt këtu”, shprehet ai.
Babai i mërzitur tregon si djali shkoi për të marrë dru dhe ia vranë
E rrëfimi i Mehmetit nuk përfundon me kaq.
Si të mos i mjaftonte lodhja nga pleqëria gjendja edhe më shumë i rëndohet kur kujton tragjedinë e vdekjes së djalit të tij.
Kishte shkuar për dru këtu afër kufirit, pasi tokat i kemi këtu dhe djali nuk ju kthye më i gjallë.
“Para 6 vitesh djali kishte shku për dru këtu afër dhe e kanë mbytë. Nuk është i vetmi rast. Ka pas edhe banorë të tjerë të fshatit që kanë shku në mal për dru e që xhandarmeria serbe kanë hyrë këtë anë kufiri e i manë marr i kanë maltretu dhe pas disa dite i kanë liru në këmbim të parave”, thotë ai.
“Neve na është thënë që mos të afrohemi një kilometër afër kufirit, pasi që xhandarmëria serbe kanë paralajmëruar, por ne në shpija nuk jemi as 500 metra larg. Më nuk po ndihemi të sigurtë”, vazhdon rrëfimin 80 vjeçari.
Fshati Dumnicë është vetëm disa kilometra larg Podujevës.
Hyrja e xhandarmërisë serbe në këtë pjesë tashmë është bërë e rregullt./V.Selimi/arbresh.info/
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag