Shtyllat elektrike të vjetruara në fshatin Dubrabvë të Istogut po dalin të jenë një problem shumë shqetësuese për banorët e kësaj ane.
Alban Aliaj një qytetar i këtij fshati tha se tashmë disa vite ka shumë probleme me energjinë elektrike të dobët dhe se e ka raportuar disa herë këtë problem në KEDS.
Sipas Aliajt rryma është shumë e dobët dhe se nuk mund të kryejnë as punët kryesore të shtëpisë.
“Prej vitit 1970 shtyllat elektrike në fshatin tonë nuk janë ndërruar. Ne jemi ende me linjë monofaze dhe furnizimi me rrymë është shumë i dobët. Nuk mundemi t’i bëjmë as gjërat elementare por shpesh herë ka pasur edhe prishje të aparaturave si pasojë e energjisë”, tha Aliaj.
Ai shtoi se bashkë më banorët e tjerë kanë dërguar në KEDS kërkesa të shumta ndër vite, por se janë shmangur gjithmonë dhe nuk ka pasur asnjë përgjigje nga ana e tyre.
“Unë kam dërguar kërkesa në KEDS në Prishtinë, Istog dhe Pejë që nga viti 2010 e deri në gusht të këtij viti por s’ka asnjë përgjigje nga kërkesa. Ne kështu nuk mund të jetojmë, është shumë e vështirë, ne madje jemi pagues të rregullt dhe është e padrejtë kjo që po na bëhet”, tha Alijaj.
Ai po ashtu ka treguar për kallxo.com edhe kërkesat që janë dorëzuar drejt kësaj kompanie me nënshkrime edhe të qytetarëve të tjerë të këtij fshati.
Ndërsa në lidhje me këtë cështje, zëdhnësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se për momentin nuk mund të investohet në këtë anë sepse nuk është në master planin e kësaj kompanie.
“KEDS ka trashëguar rrjetin e shpërndarjes në gjendje mjaftë të rëndë. Sigurisht, gjatë afro 5 vitesh, prej se ekziston KEDS, janë bërë investime në dhjetëra lokalitete të cilat e kanë ndryshuar gjendjen për të mirë. Kjo duke përfshirë edhe zonën ku ju e cekni. Ne e kemi Master Planin e investimeve dhe dinamikën e kryerjes së punimeve të cilës jemi duke iu permbajtur. Aty, prioritet u jepet vendeve ku gjendja është shumë e rëndë, pra akute e shkohet kështu me radhë”, tha Buzhala për kallxo.com.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...