Banorët e Busavatës protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër reformës në Kamenicë

11:41 | 21 Tetor 2019
V. S.

Banorët e Busavatës së Kamenicës, kane protestuar sot ministrisë së Arsimit kundër  reformës së iniciuar nga kryetari Qëndron Kastrati për mbylljen e disa shkollave në këtë komunë.

Por, këtu nuk doli asnjë nga përfaqësuesit e MASHT-it që t’i priste apo të diskutonte me ta.

Drejtori i Shkollës “Hasan Prishtina” në fshatin Busavatë të Kamenicës, Abedin Maliqi, tha se do protestojnë kundër reformës së Qëndron Kastratit.

Ai tha se janë të gatshëm për reforma tjera, por jo për ato reforma të cilat qojnë në mbylljen e shkollave.

“Ne vazhdim te protestave të gjera të cilat i kemi bërë në komën e Kamenicës, kanë renë në vesh të shurdhër, prandaj kemi vendos të jemi tek MASHT-it, jemi për ti thënë jo reformës së Qëndron Kastrati, jemi të gatshëm për reforma por jo për ato që qojnë në mbylljen e shkollave. Kemi ardhur ti mbrojmë këto shkolla që për 70 vite nxorën ekspert të profileve të ndryshme”, tha Maliqi

Po ashtu Maliqi tha se Kastrati nuk është konsultuar me asnjë nga drejtorët e shkollave për këtë reformë.

“Qëndron Kastrati thirret në emër të ekspertëve, asnjëherë nuk e ka pa të arsyeshme të konsultohet me 18 drejtorë të shkollave. Për këtë arsye ne i themi MASHT-it se ne kemi vendim prej tyre dhe jo prej Kastratit”, tha Maliqi.

Ndërsa, Fatmir Cakolli, përfaqësues i shkollës  “7 shtatori” në Krilevë, tha se kryetari Kastrati këtë reformë po e përdorë për përfitime e tij.

“Ne kemi ardhë ti themi jo Qëndron Kastratit për mbylljen e shkollave. Ky njeri për përfitime të veta po i mbyll shkollat në fshatra”, tha Cakolli.

Sipas përfaqësuesit të këshillit të prindërve në Kamenicë, Feik Maliqi, po u behët padrejtësi të gjithëve më këtë reformë.

“Vendimi i prindërve dhe mësimdhënësve është legal, ne do ti tregojmë Kastrati që shkolla është ushqim i trurit për nxënësit e Buasvatës dhe Krilevës, pse nuk po e kuptojnë Kastrati dhe Mirhane Morina. Po na krijoni vështirësi, prindërve, mësuesve dhe gjithë banorëve”, tha Maliqi.

Përveç tjerash ata këtë reformë e vlerësuan me atë të Kohës së Milloshevicit.

Qëndron Kastrati këtë reformë e kishte prezantuar muaj më parë, e cila ishte kundërshtuar bindshëm që nga fillimi na qytetarët e Kamenicës./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/549688199151542/?notif_id=1571645408450496&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme