Banorët e fshatit Busavatë të Kamenicës do të protestojnë nesër para Qeverisë në Prishtinë për shkak të reformave arsimore të ndërmarra nga kryetari Qendron Kastrati, e të cilat parashikojnë mbylljen e disa shkollave në këtë komunë.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Arsimit Hykmete Bajrami për të mbrojtur fëmijë e tyre, të cilët rrezikojnë të mbeten pa arsim për shkak të reformave të ndërmarra nga i pari i Kamenicës.
“Kjo gjendje është shumë e rëndë për ne. Që nga lufta e 1999 nuk mbajmë mend si prind gjendje më të rëndë psikologjike andaj kërkojmë ndihmën tuaj që të ushtroni dijen dhe forcën tuaj mediale në komunën e Kamenicës dhe ta bindin kryetarin e Komunës të tërheqë vendimin pasi që ai është i gabuar. Ne duam thjesht të mirën për fëmijët tanë si çdo prind në botë”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave nà « emër të prindërve dhe banorëve të Busavatës së Kamenicës.
Ata kanë parashtruar edhe një listë faktesh të përmbledhura, fjalimin që do ta mbajnë pranë Kryeministrisë, kërkesën dërguar Ministrisë së Arsimit dhe kryeministrit Albin Kurti, kërcënimet që kryetari Kastrati bënë ndaj prindërve dhe mësuesve, etj.
Ndryshe, ministrja Bajrami kohë më parë e ka quajtur aspak të kënaqshme gjendjen e krijuar në arsim në komunën e Kamenicës.
Ajo ka bërë të ditur ka nxënës se që nga 13 janari i këtij viti nuk kanë ndjekur procesin mësimor.
Ministrja Bajrami është shprehur se janë pajtuar me kryetarin e Kamneicës që të pezullojnë përkohësisht reformën e nisur në këtë komunë në mënyrë që të rikthehet normaliteti në shkolla.
Ndërsa, kryetari Kastrati ka rikonfirmuar se reforma do të pezullohet në fshatin Koretin dhe Topanicë, ndërsa në fshatrat tjera do të vazhdojë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...