Ndonëse ishte koha e mësimit disa nxënës të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, nga Busavata e Kamenicës së bashku me prindërit e tyre e disa mësimdhënës u mblodhën sot para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit.
Me pankarta në duar ” Ministreshë ku mbeti komuniteti”, ” Nuk kemi fëmijë për eksperimente”, “Asnjë vendim pa komunitetin”, ata protestuan për disa minuta kundër “reformës në arsim” që sipas tyre e mbyll këtë shkollë, raporton portali arbresh.info.
Selim Maliqi nga Këshilli i Prindërve ka thënë për arbresh.info se nxënësit po mbajnë mësim si në kohen e luftës.
“Më shumë se 100 nxënës të Busavatës janë duke vijuar procesin mësimore si në kohën e luftës. Po mbajnë mësim nga mësimdhënësit që po japin mësim në mënyrë vullnetare. Ministrja Bajrami po i ndan nxënësit. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë më ketë edhe për dy vite por nuk do e përkrahim kinse reformën arsimore”.
E Feim Maliqi prind, para mediave tha se s’ka arsye që fëmijët e Busavatës të diskriminohen.
“Kjo reformë po mbyll shkollën tonë që ka më shumë se 100 nxënës. S’ka arsye që fëmijët tanë të dërgohen në një shkollë tjetër. Në atë shkollë Instituti Publik ka thënë se është kancerogjene. Ne s’do të lejojmë mbylljen e shkollës sonë. Të gjithë punëtorët po vazhdojnë të mbajnë mësim në baza vullnetare”.
Në fund banorët e Busavatës kërkuan që Ministrja Bajrami dhe Kryeministri Kurti të tregojnë arsyen e diskriminimit të nxënësve të Busavatës nga nxënësit e Koretinit e Topanicës./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok