Banorët e rrugës “Muharrem Meha” në Lloshkobare të Ferizajt janë revoltuar nga mos-rregullimi i rrugës tash e disa muaj, e me këtë rast ata bllokuan hyrjen e fshatit, duke i penguar automjetet e kompanisë punë-kryese, që sipas tyre e prishën edhe më shumë atë.
Nga kalimi i përditshëm i makinerisë së rëndë, banorët thonë se po u shkaktohet pluhur, po u dëmtohen makinat e po u rrezikohen fëmijët.
Arsyet e mos-punimit në këtë segment rrugor i dhanë zyrtarët e Komunës së Ferizajt.
Sipas drejtorit Gafurr Ilazi, rruga do të përfundoj sipas kontratës, ndërsa bllokimin e automjeteve që po punojnë në atë pjesë, e quajti të panevojshëm.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...