Banorë të Hajvalisë bllokojnë rrugën, po shqetësohen nga kamionët që po rrezikojnë njerëzit

16:08 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Në Hajvali, përkatësisht në rrugën “Brigada 153” disa banorë janë mobilizuar sot për t’i ndaluar disa kamionë të cilët kalojnë në këtë rrugë, e që sipas banorëve ajo rrugë është e ndaluar për ta dhe veç tjerash ajo po rrezikon njerëzit e tjerë që banojnë në atë rrugë.

Ekipi i Arbresh.info ka qenë sot në vendin e ngjarjes ku edhe është takuar me qytetarë, të cilët kanë shprehur shqetësim të madh për këtë çështje.

Njëri nga banorët e asaj lagje, Idriz Gashi, tregoi se edhe pse kanë bërë ankesë në Policinë e Kosovës, nuk është ndërmarr asgjë dhe për këtë arsye janë detyruar të të dalin vet në rrugë t’i ndalojnë kamionët.

“Ne jemi ankuar në polici tri here, kjo rrugë nuk është transit për kamionë, sepse rruga po prishet dhe nuk po e rregullon askush, po nuk po ndërmerr askush asgjë e as Policia, e atëherë duhet me marr ne iniciativë vet. Kamionët këtu nuk ndalen asnjëherë, dhe ekziston rrugë tjetër dhe nuk ka nevojë me kalu në këtë anë. Ka pas raste ku kanë qenë të rrezikuar fëmijët, veturat, dhe ka pas raste kur kamioni është përplasur në një dyqan nga shpejtësia e madhe. Kjo rrugë nuk ka pengesa dhe nuk ka asgjë për këtë arsye jemi dal t’i ndalim ne vet” u shpreh Gashi.

Gjatë qëndrimit të ekipit të arbresh.info në atë zonë, janë parë dy kamionë duke kaluar, ku njëri prej tyre është ndaluar nga banorët.

Portali Arbresh.info i ka dërguar pyetje edhe policisë lidhur me lejimin e automjeteve të rënda të kalojnë në këto rrugë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme