Disa banka komerciale që veprojnë në Kosovë, kohëve të fundit kanë shtrenjtuar tarifat për shërbime për klientët dhe bizneset, konkretisht tarifat në mirëmbajtjen e llogarive bankare.
Tarifat për mirëmbajtjen e llogarisë për biznese në 10 bankat komerciale fillojnë nga një deri në 20 euro në muaj, varësisht nga banka, por edhe shërbimet që ofrohen përmes pakove bankare.
Kjo tarifë po kundërshtohet nga afaristët dhe përfaqësuesit e bizneseve, përderisa zyrtarë të institucioneve financiare në vend, arsyetohen se tarifat posedojnë numër të madh të shërbimeve.
Në Raiffaisen Bank, në listën e tarifave për biznese, listë kjo që është rifreskuar më 21 shtator të këtij viti, thuhet se pakot e llogarisë për biznese fillojnë prej 1.99 euro (për klientët ekzistues), pastaj varësisht nga produktet që përmban pakoja e llogarisë, nis prej 3.99 euro, 6.99 euro deri në 13.99 euro, kjo e fundit përfshin 19 produkte të ndryshme, shkruan Infokusi.
Banka ProCredit është institucioni financiar që në fillim të muajit tetor ka filluar se zbatuari tarifat e reja për klientët.
Në këto ndryshime për mirëmbajtje të shërbimeve për biznese është rritur shuma në 20 euro në muaj. Në këtë pako përfshihen 28 shërbime të ndryshme.Në një përgjigje përmes postës elektronike, zyrtarë të kësaj banke kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se “Banka ProCredit si bankë zhvillimore, mbetet e fokusuar dhe mbështet bizneset e vogla dhe të mesme”.
“Për të bërë më të lehtë, më të shpejtë dhe më efikas bankimin me bankë edhe për klientët e biznesit janë integruar 28 shërbime bankare në kuadër të llogarisë dhe si rezultat komisioni mujor për mirëmbajtje të shërbimeve është bërë 20 Euro”, thuhet në përgjigjeje.
Por, afaristë të cilët janë klientë dhe kredimarrës në këto banka janë befasuar kur kanë kuptuar se do paguajnë deri në 20 euro në muaj, respektivisht 240 euro në vit.Burimi, pronar i një lokali në qendër të Prishtinës, e konsideron të shtrenjtë tarifën pasi nuk i shfrytëzon shumicën e shërbimeve të ofruara, ndërkaq thotë se e ka të pamundur edhe të ndryshojë bankën, pasi siç thotë, ka për të paguar kredi edhe tre vjet radhazi.
“Nuk është e drejtë sepse bankat paraprakisht duhet të njoftojnë klientët dhe jo të imponojë shërbime që nuk i dëshirojnë ata. Nëse një person që merr kredi për pesë vite dhe ka paguar në muaj nga një euro, për mirëmbajtje të llogarisë, tashme duhet të paguajë deri në 20 euro pa pëlqimin e tij. Banka e vë para aktit të kryer dhe obligohet derisa të paguajë kredinë të jetë parapagues i rregullt. Kur merret parasysh niveli i pagave në sektorin privat, kjo i bie tetë për qind e pagës mujore të një personi”, tha ai.
Blerta Palushi, punëtore në sektorin privat, thotë se bankat komerciale po gjejnë forma të ndryshme për të përfituar.
“Bankat komerciale nga këto mbijetojnë. Por, tashmë shërbimet dhe tarifat i kanë rritur shumë, madje të papërballueshme për biznese të caktuara”, thotë ajo.Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit vlerësojnë se tarifat për biznese janë shumë të larta dhe kjo është një ndër ankesat e shumta të bizneseve.
Ky shqetësim i bizneseve është përmendur edhe në hulumtimet e Aleancës Kosovare të Biznesit, tregon Agim Shahini kryetar në këtë asociacion ekonomik.“Këto tarifa janë ngarkesa të panevojshme për shkak seatyre iu ofrohen shërbime që nuk mund ti shfrytëzojnë, kurse pagesat janë të obligueshme pavarësisht faktit se a shfrytëzohen ato”, tha Shahini.
Në anën tjetër, bazuar në Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, bankat janë të obliguara të informojnë paraprakisht klientët lidhur me çdo ndryshim, përfshirë këtu edhe çështjen e shumës së mirëmbajtjes së llogarisë.Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është institucion që mbikëqyrë institucionet financiare në vend, por që bankat aprovojnë çmimorët e tyre, thuhet në një përgjigjejepër mes postës elektronike nga zyrtarë të BQK-se, duke shtuar se klientët mund të zgjedhin në mënyrë vullnetare bankën me të cilën mund të bashkëpunojnë.Sidoqoftë, vetëm vitin e kaluar bankat komerciale kanë pas të hyra nga tarifat dhe komisionet mbi 55 milionë euro.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...