Reagim rreth artikullit: “BANKA E PACOLLIT DËRGON NË RUSI TË DHËNAT PERSONALE TË KOSOVARËVE” botuar me 4 korrik 2018, në portalin “Insajderi”
Banka Ekonomike njofton opinionin se artikulli i lartpërmendur është tendencioz dhe në asnjë moment nuk ka për qëllim informimin e drejtë të qytetarëve të Kosovës, por të kundërtën, dezinformimin.
Lidhur me çështjen e angazhimit të kompanive dhe individëve që bashkëpunojnë me bankën, njoftojmë opinionin se Banka Ekonomike është institucion financiar i cili merret me veprimtari afariste, në përputhje me të gjitha ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës, dhe nuk merret me çështje politike. Bazuar në këtë, gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj afarist, Banka Ekonomike krijon raporte kontraktuale me individë dhe kompani të ndryshme, si kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, pa paragjykuar nacionalitetin e kontraktorit të angazhuar. Një ndër këto kompani është edhe kompania Compass Plus LTD, e cila është e angazhuar nga Banka Ekonomike si qendër e procesimit për kartela. Ndërsa, vendimet dhe afarizimi i bankës realizohet nga organet kompetente të saj, në përputhje të plotë me ligjin për shoqëritë tregtare, ligjin për bankat institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare, dhe me të gjitha ligjet dhe aktet tjera nën-ligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Compass Plus është kompani multinacionale me zyrat e saj qendrore në Britani të Madhe, dhe me zyra ndihmëse në shumë shtete tjera të botës. Fakti që kompania në fjalë ushtron aktivitetin e saj edhe në Rusi, nuk paraqet asnjë arsye për shqetësim, pasi që kjo kompani proceson transaksione për kompanitë më të mëdha botërore si Master Card dhe Visa, nga të cilat kompani edhe është e certifikuar për procesim të transaksioneve elektronike. Ndërsa, produktet e Compass Plus përdoren në shkallë globale në disa kontinente, ku procesojnë mbi 10 miliard transaksione brenda vitit, në mbi 85,000 ATM, 660,000 POS terminale dhe proceson mbi 250 milion kartela bankare. Përveç auditimeve të rregullta nga Visa dhe Mastercard, Compass Plus i nënshtrohet auditimit të aplikimit të standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave i njohur si PCI DSS (Payment Card Industry Data Security Standards). Ky standard garanton ruajtjen, procesimin dhe transmetimin e të dhënave me siguri të lartë sipas standardeve ndërkombëtare PCI DSS.
Ndërsa, lidhur me raportin kontraktual në mes të bankës dhe klientëve të saj, Banka Ekonomike siguron opinionin, në veçanti klientët e saj, se të gjitha raportet kontraktuale me klientët e saj janë dhe do të vazhdojnë të realizohen në përputhje të plotë me të gjitha ligjet dhe aktet nën-ligjore në fuqi, përfshirë ligjin nr. 03/l-172 për mbrojtjen e të dhënave personale, ku një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Agjencia shtetërore për mbrojtjen e të dhënave personale.
Për fund, Banka Ekonomike edhe njëherë siguron opinionin dhe klientët e saj se në çdo rast kur atakohet pa të drejtë, do të përdor të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur interesat e saj!
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...