Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se ka rialokuar Degën e Gjilanit në një lokacion të ri, Rr. Gjilan – Kamenicë, Kompleksi “Albanica”.
“Ne rialokuam degën e Gjilanit në lokacion të ri, me dizajn modern në pëputhje me imazhin/stadardin e ri, hapësira të veçanta dhe të dedikuara për klientët e bizneseve, qasje më të lehtë dhe të shpejtë ,hapësira të mjaftueshme për parking të veturave.
Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar avancimit të kanaleve alternative dhe bankingut digjital . Për t’i plotësuar nevojat bankare të klientëve tanë, kemi krijuar hapësirën vetë shërbyese 24/7, ku klientët mund të shfrytëzojnë në çdo kohë dhe kryejnë shërbimet e tyre , pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës.
Në këtë qendër klientët mund të bëjnë deponimin e qarkullimit ditor në çdo kohë, shpejtë dhe sigurtë, shfrytëzojnë platformën e E-Banking me teknologji te avancuar, për të realizuar çdo lloj pagese, “,tha Merita Gjyshinca Peja, Kryeshefe Ekzekutive.
“Gjithashtu në fjalën e tij të rastit menaxheri i degës Ymer Salihu theksoi se do të vazhdojmë me parimet e punës tonë, të kuptojmë nevojat dhe prioritetet e klientëve tanë, dhe mbi këtë bazë t’ju ofrojmë shërbime sa më cilësore. Poashtu, stafi profesional dhe i përkushtuar do të jetë në dispozicion t’u ofrojë të gjithë klientëve edhe këshilla profesionale financiare.”
Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë.
Banka Ekonomike
Mendon për ty!
Artikull i sponsorizuar!
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...