Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Banka Ekonomike ka përgatitur aktivitete të ndryshme për fëmijët.
Zëvendësdrejtoresha e Bankës Ekonomike, Hamide Pacolli- Gashi, tha për Arbresh.info se kjo bankë ka për qëllim t’u sjell lumturi fëmijëve sot në ditën e tyre.
“Banka Ekonomike synon të organizojë për festën e fëmijëve një festë të madhe këtu në sheshin “Nënë Tereza” para objektit të Bankës Ekonomike me një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukative, ku të gjithë fëmijët mund të vinë dhe të argëtohen me aktivitetet që do të jenë si maskota për fëmijë. Do të ketë vizatime fytyrash me figurat e tyre të preferuara, si dhe vallëzime për fëmijët. Banka Ekonomike synon qe kjo festë për fëmijët sot të sjell sa më shumë buzëqeshje dhe të argëtohen pa masë”, tha ajo për Arbresh.info.
Zëvendësdrejtoresha e Bankës Ekonomike, Hamide Pacolli- Gashi
Gjatë këtyre aktiviteteve Banka Ekonomike shpërndau edhe shumë dhurata për fëmijët, duke i lumturuar atapa masë.
Fëmijët të cilët morën pjesë në këtë aktivitet, dukeshin shumë të lumtur dhe kishin të pikturuar në fytyrat e tyre figura të ndryshme.
Ekipi i Arbresh.info ju sjell pamjet më afër nga ky aktivitet për nder të Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve të organizuar nga Banka Ekonomike.
Ndryshe, qëllimi i shënimit të Ditës Botërore të fëmijëve është të kthejë vëmendjen e publikut të gjerë tek detyrimet që një shoqëri i ka ndaj fëmijëve, si dhe tek problemet më të rëndësishme të cilat përballen fëmijët./Arbresh.info/
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...