Banka Botërore tha të martën se bota po hyn në “një periudhë të zgjatur të një rritjeje të dobët ekonomike dhe inflacioni në rritje”, ndërsa uli me 1.2% në 2.9% parashikimet e rritjes së ekonomisë globale për vitin 2022.
Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, shumë vende ka të ngjarë të përballen me recesion. Banka thotë se arsyeja kryesore janë problemet e shkaktuara nga pandemia e COVID-19 dhe se agresioni rus në Ukrainë po luan një rol.
“Rreziku i stagflacionit (inflacioni i lartë i kombinuar me papunësinë dhe rënien e kërkesës) sot është i konsiderueshëm” thuhet në një përmbledhje të raportit nga presidenti i Bankës Botërore David Malpass.
“Rritja e zbehtë ka të ngjarë të vazhdojë gjatë gjithë dekadës për shkak të investimeve të dobëta në pjesën më të madhe të botës. Me inflacionin që tani shënon nivelet më të larta në disa dekada në shumë vende dhe rritjen e ngadaltë të ofertës, ekziston rreziku që inflacioni të mbetet i lartë për një periudhë më të gjatë”.
Banka Botërore parashikon që rritja globale do të jetë rreth 3% gjatë vitit 2023 dhe 2024, me inflacionin që mbetet i lartë në shumë ekonomi. Ndërkohë, rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara parashikohet të jetë vetëm 2.5% gjatë këtij viti, krahasuar me 5.7% një vit më parë.
Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Evropës të jetë 2.5% krahasuar me 5.4% vitin e kaluar. Parashikimet për Kinën flasin për një rritje prej 4.3% krahasuar me 8.1% një vit më parë. Raporti fajëson për rritjen e ngadalësuar ekonomike, masat izoluese drakoniane të Pekinit lidhur me pandeminë e COVID-19.
Për këtë raport u përdorën disa të dhëna nga agjencitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters. /voa
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...