Banka Botërore paralajmëroi se pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz në Azinë Lindore dhe në Paqësor. Pa veprime të shpejta të qeverive, “goditja e trefishtë” nga virusi, nga masat e izolimit dhe nga recesioni global mund të shkaktojë dëme për vitet që vijnë, tha Banka Botërore.
Sipas saj, sëmundja, pasiguria ushqimore, humbja e vendeve të punës dhe mbyllja e shkollave “mund të çojnë në keqësim të kapitalit njerëzor dhe në humbje të të ardhurave që zgjasin gjithë jetën”, shkruan Arbresh.info.
Paralajmërimi vjen pasi varfëria, sipas Bankës Botërore, ka pësuar rënie dramatike në pjesën më të madhe të Azisë Lindore, gjatë dy dekadave të fundit.
Banka Botërore e cilëson të varfër secilin që jeton me më pak se 5.50 dollarë në ditë. Në muajin maj, Banka Botërore ka paralajmëruar se rritja globale mund të tkurret me 5%, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Ajo po ashtu ka thënë se deri në 60 milionë njerëz në të gjithë botën mund të futen në varfëri ekstreme – që do të thotë të jetosh me më pak se 1.90 dollar në ditë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur pandemi sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, në muajin mars. Në të gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 33 milionë njerëz. Prej tyre, mbi një milion kanë vdekur dhe mbi 23 milionë janë shëruar./Arbresh.info/
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...