Google ADS

Banka Botërore: Kosova pritet të ketë rritje ekonomike në vitin 2021

19:14 | 22 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Rënia më e madhe në rajon është parashikuar në Malin e Zi me 12.4 për qind, në Kosovë me 8.8 përqind, në Shqipëri me 8.4 përqind, Bosnja e Hercegovina me 3.2 përqind dhe Serbi me 3 përqind.

Banka Botërore në raportin e saj të fundit parashikon që Maqedonia e Veriut ta përfundojë këtë vit me rënie të PBV-së prej 4.1 përqind, ndërsa për vitin 2021 dhe 2022 rritje prej 3.6%, gjegjësisht 3.5%.

Kjo sot u njoftua në prezantimin online të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor numër 18.

“Pandemia Covid-19 preku fuqishëm Maqedoninë e Veriut, me kufizime të lëvizjes, me ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit dhe situatë të zgjatur të pafavorshme epidemiologjike, të cilat ndikojnë në perspektivat tashmë të pafavorshme ekonomike në vend. Si rezultat, vendi po përballet me recesionin më të thellë në dy dekadat e fundit, duke prekur të gjithë sektorët e ekonomisë, kështu që aktiviteti ekonomik parashikohet të bjerë me 4.1 për qind në vitin 2020”, tha Masimiliano Paoluçi – drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend në prezantimin e raportit.

Sipas raportit, Maqedonia e Veriut nuk është vendi i vetëm i prekur, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një recesion, kështu që rritja rajonale parashikohet të bjerë me 4.8 përqind në vitin 2020, e cila është 1.7 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i prillit.

Vala e dytë, më e fortë e pandemisë, e cila filloi në mes të qershorit, ka ngadalësuar rimëkëmbjen në rajon. Kufizimet e udhëtimit dhe masat sociale në distancë gjithashtu kanë kontribuar në ngadalësimin e rritjes në ato vende që janë më të varura nga turizmi, citohet në raport.

Rënia më e madhe në rajon është parashikuar në Malin e Zi me 12.4 pë qind, në Kosovë me 8.8 përqind, në Shqipëri me 8.4 përqind, Bosnja e Hercegovina me 3.2 përqind dhe Serbi me 3 përqind.

Vitin e ardhshëm, parashikohet rritje për të gjitha vendet, 6.9 përqind për Malin e Zi, 5 përqind për Shqipërinë, 3.7 përqind për Kosovën, 3 përqind për BeH dhe 2.9 përqind për Serbinë.

Të ngjashme