Kryeshefi ekzekutiv i “Termokos-it”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur se edhe banesat që gjenden te vendi i njohur si “Rrethi i Flamurit”, do të jenë pjesë e rrjetit të ngrohjes së qytetit.
Rrjetit të “Termokos-it” do t’i bashkohen edhe 6 objekte në atë zonë, me 150 njësi banimi e rreth 600 banorë.
“Së bashku me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj dhe zëdhënësin e Komunës Donat Lushaku, takuam përfaqësuesit e banorëve në lagjen Dardania “Tek Rrethi Flamurit” – për të diskutuar detajet e nevojshme teknike, para se të fillojë kyçja e këtyre objekteve në sistemin e ngrohjes”, shkroi Osmani në Facebook.
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...