Njerëzit nga Kosova që jetojnë në Zvicër “kanë nevojë” për më së paku hapësirë banimi për kokë banori në krahasim me të gjitha komunitetet tjera të këtushme. Këtë konstatim e ka bërë studimi i realizuar nga organizata Immo, shkruan 20minuten.ch.
Madje, po u krahasuan me zviceranët autoktonë, kosovarët mjaftohen me banesa që janë më shumë se përgjysmë më të vogla, transmeton albinfo.ch. Kështu, një person me prejardhje nga Kosova gjatë vitit 2015 ka pasur në dispozicion mesatarisht 22.3 metra katrorë për banim. Në të njëjtën kohë një zviceran ka shfrytëzuar 48.4 metra katrorë për banim, që është mbi dyfish më shumë krahasuar me kosovarin.
Por më shumë se vetë zviceranët, hapësirë banimi shfrytëzojnë holandezët me qëndrim në Zvicër. Ata kanë mesatarisht 51 metra katrorë për kokë banori. Pas tyre vijnë britanikët që e ndajnë vendin e dytë gjegjësisht të tretë me zviceranët me rreth 48 metra katrorë.
Faktor përcaktues për madhësinë e sipërfaqes së banesës është, sipas studimit, numri i anëtarëve të familjes që e banon atë, përcjell albinfo.ch. Kështu, te njerëzit nga Kosova, Maqedonia dhe Sri Lanka, familjet përbëhen mesatarisht nga më shumë se 3 pjesëtarë.
“Kjo lidhet me faktin se forma klasike e familjes në kulturën e këtyre komuniteteve është më shumë e ngulitur se te zviceranët apo banorët tjerë të Evropüës Qendrore.”, sqaron udhëheqësi i studimit.
Krime lufte në Suharekë, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...