Kryeministri i vendit Albin Kurti, gjatë fushatës së tij në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, i kishte premtuar votuesve se me ardhjen e tij në pushtet, do t’u mundësohet çifteve blerja me këste e banesës brenda 10- vjetësh.
Madje, Kurti kishte premtuar se këtë do ta bëjë për një pagesë prej 150- eurosh në muaj dhe e cila do të mbërrinte vlerën e 18 mijë eurove.
Edhe pse detajet e këtij projekti ende nuk janë zbuluar, arbresh.info, këtë çështje e ka diskutuar me njohësit e çështjeve ekonomike.
Analisti i çështjeve ekomomike Lulzim Beqiri, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info, ka thënë se qeveritë e kaluara nuk kanë menduar për popull por për militantë e partive të tyre. Sipas Beqirit, ku projekt mund të ndikojë në rritjen e familjeve.
“Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës Albin Kurti në programin e tij qeverisës ka edhe mbështetjen e qifteve të reja për banim të përballueshëm dhe me afat kohor. Kjo mënyrë e mbështetjes është e re tek Republika e Kosovës. Zakonisht qeveritë e kaluara prioritet i kanë pas militantet partiak për banim dhe akomodim. Kjo qeveri siç po duket i ka vënë vetes edhe një detyrë fisnike për të kontribuar në rritjen e familjeve dhe mbështetjen e qifteve për një jetë stabile e dinjitoze”, deklaroi Beqiri.
Ai më tutje theksoi se ky projekt mund të realizohet duke kursyer nga shpenzimet e ministrave dhe menaxhim efektiv të parasë publike.
“E vlerësoj tejet shumë këtë nismë nga ana e qeverisë, kjo sigurisht është një kosto shtesë për buxhetin e shtetit, mirëpo duke llogarit në kursimet nga zvogëlimi i ministrive menaxhim më efektiv të parasë publike besoj se do të arrihet të jetësohet një kërkesë e kamotshme e qytetarëve.”, ka thënë Beqiri.
Nga ana tjetër ekonomisti Mustafë Kadriaj, thotë se realizimi i një projekti të tillë nuk është i mundshme ngase sipas tij ekonomia e Kosovës varet prej ekonomisë së tregut.
Sipas Kdriaj, kryeministri i vendit Albin Kurti, është munduar ta mbajë afër vetes rininë me ide populiste.
Sipas Kardiaj, ky projekt është i dështuar sipas të gjitha parametrave ekonomik.
“Kështu që derisa z.Kurti jep ide utopike për kohën që jetojmë më mirë do ishte që të krijojë një ambient ligjor duke ngritur infrastrukturën ligjore dhe teknike me qëllim që Kosova të bëhet një vend atraktiv për investime dhe rrjedhimisht do të kemi zhvillim ekonomik dhe paga më të larta në sektorin privat, kështu që natyrshëm rritet fuqia blerëse nga ana e qifteve te reja si për banim dhe komoditet për jetë”, u shpreh Kadriaj.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, mesatarisht çdo vit regjistrohen rreth 16 mijë kurorëzime. /arbresh.info/
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...