Google ADS

Bancroft, pret implementimin e marrëveshjes për drejtësi

13:00 | 3 Korrik 2017
arbresh.info

Koordinatori i EULEX-it për veri, Ian Bancroft, pret që takimi i sotëm në Bruksel të zhbllokojë implementimin e marrëveshjes për drejtësi në veri, shkruan arbresh.info.

“Shpresojmë që takimi i sotëm i Vuçiqit dhe Thaçit do të ndihmojë përfundimisht në implementimin e marrëveshjes së shkurtit të vitit 2015, asaj të drejtësisë,” ka shkruar ai në Twitter.

https://twitter.com/bancroftian/status/881827686469054464

Ky reagim vie në ditën kur përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini, njëherit edhe ndërmjetësuese e dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, priti në takim presidentët e dyja vendeve, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme