Kryeministri Edi Rama dhe zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimotrov, kanë mbërritur që mbrëmjen e djeshme në Beograd, ku kanë pasur një darkë informale me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë sot tre liderët kanë një axhendë zyrtare, ku do të takohen me biznesmen dhe zyrtarë të lartë për të diskutuar për nismën “Ballkani i Hapur”.
Mësohet se në orën 10:30, Vuçiç do të ketë një takim me Ramën dhe Dimitrov e më pas do të dalin në një konferencë të përbashkët për mediat.
Axhenda e takimit
08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve
09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë
10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik
10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov
11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve./tvklan.al/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok