Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka miratuar si të bazuar ankesën e ushtruar nga FC Ballkani.
Klubi nga Suhareka kishte bërë ankesë lidhur me një parregullsi në ndeshjen me Ulpianën në kuadër të javës së 30-të.
Ndeshja kishte përfunduar baras 1:1, por “Xhebrailat” tani kanë arkëtuar pikët e plota, me rezultat zyrtar 3:0.
“MIRATOHET SI E BAZUAR – Ankesa e F.C. “Ballkani” nga Suhareka, dhe ndeshja e javës së 30-të e Superligës së Kosovës ndërmjet K.F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e përfunduar me rezultat 1:1, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e FFK-së.
Kurse, në arsyetimin e Komisionit të Garave pas këtij vendimi thuhet:
“Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 26.04.2022, ka regjistruar ndeshjet e javës së 30-të me rezultate të arritura në fushë, përveq ndeshjes së zhvilluar në Lipjan ndërmjet K.F “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani”, për shkak se F.C. “Ballkani’ ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e K.F. “Ulpiana 1926”, konkretisht se, K.F. “Ulpiana 1926’’ ka aktivizuar në minutën e 80-të në lojë lojtarin me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar-regjistruar në protokollin zyrtar para fillimit të ndeshjes.
Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:
Për Komisionin e Garave, sipas Nenit 71 Paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.
Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.19 i shënuar në protokoll ka qenë Fabrice Boudega me numër të ID – 01951M98, i cili nuk është aktivizuar në lojë, por në lojë është aktivizuar lojtari me nr. 19 Andi Arifi me numër të ID-015013M03, i cili nuk ka qenë i shënuar – regjistruar në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i K.F. “Ulpiana 1926”, ka qene i palejuar dhe i kundërligjshëm dhe aty ku ka kundërligjshmëri rezultati është nul, prandaj
Komisioni i Garave konform nenit 77, pargrafi 2, pika 8 të Rregullores së Garave e miraton ankesën e F.C. “Ballkani’’ si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 30-të të BKT Superligës së Kosovës ndërmjet K. F. “Ulpiana 1926” dhe F.C. “Ballkani” e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të F.C. “Ballkani” nga Suhareka.
Duke pasur parasysh të gjitha këto që u cekën më lart dhe duke u mbështetur në Rregulloren e Garave të FFK-ës u vendos si në dispozitiv të këtij arsyetimi”.
Vlen të theksohet se Ballkani tani me këto tri pikë shkëputet edhe më shumë në krye të tabelës.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja tani ka 66 pikë, 11 më shumë se skuadra e pozitës së dytë, Drita.
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...