Google ADS

Balli Kombëtar Demokrat “ndahet” nga VV-ja, i bashkohet LDK-së

18:49 | 1 Mars 2020
Arbresh.info

Balli Kombëtar Demokrat është ‘divorcuar’ nga Lëvizja Vetëvendosje, në Podujevë, ata do ta mbështesin LDK-në në zgjedhjet e 15 marsit.

Vetëvendosje e cila ishte në koalicion me Balli Kombëtar Demokrat, i kanë ndarë rrugët, kjo parti nuk do ti ketë më 2 mijë e 993 votat e Gazmend Islamit të Balli Kombëtar Demokrat.

Sot përmes një foto në facebook Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka njoftuar për pozicionin e ri.

Ata do ta mbështesin LDK-në në këto zgjedhje dhe kandidatin e tyre Nexhmi Rudarin.

Këtë e ka bërë të ditur edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ai ka njoftuar se partia Balli Kombëtar Demokrat, do ta përkrahë LDK-në në zgjedhjet e 15 marsit në Podujevë.

Sipas njoftimit të Veliut përmes Facebook, BKD do e mbështesë Nexhmi Rudarin, për kryetar të Podujevës ndërsa ka shtuar se ky është një konfirmim e i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy partive.

https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1583803511766664

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme