Vendimi i fundit i PZAP-së, në lidhje me anulimin e zgjedhjeve në komunën e Hanit të Elezit pas një ankese nga ana e kryetarit aktual Rufki Suma, kanë detyruar kundër kandidatin e tij Mehmet Ballazhi që të dërgojë ankesë në Gjykatën Supreme pasi që sipas tij nuk është i drejt, shkruan arbresh.info.
Në një intervistë për arbresh.info, kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi, për arbresh.info ka thënë se
“Këtë çështje më shumë do ta kisha quajtur maskaradë, sepse z.Suma ka bërë një ankesë në PZAP, për shkelje të rregullave zgjedhore edhe PZAP-ja e ka marr si të mirëqenë dhe ka anuluar komplet procesin zgjedhor që ne mendojë që është një vendim jo ti drejt prandaj ne jemi ankuar në gjykatën supreme, dhe kemi mbledhur të gjitha faktet se kjo nuk mund të jetë një arsye ashtu siç ka kërkuar z.Suma, me ankesën e tij, dhe tash po presim verdiktin e gjykatës supreme dhe besojmë thell se Gjykata Supreme nuk do të bjerë pe ose në lajthitje të fakteve të inskenuara për dëmtimin e procesit zgjedhor”, tha Ballazhi.
Tutje Ballazhi tha se Suma është bazuar në vizitën e tij nëpër vendvotime, praktik kjo që është bërë nga ana e tij çdo herë në zgjedhje e që sipas tij vonë e ka kuptuar se është shkelej.
“Suma është bazuar në vizitën time nëpër vendvotime, e kjo ka qenë praktik e imja në çdo zgjedhje, dhe se unë kamë qenë në cilësinë e shefit të shtabit dhe jo në cilësinë e kandidatit, dhe u kam uruar punë të mbar gjatë procesit zgjedhor, ehe pse këtë e kam kuptuar më vonë se është jo ligjore, dhe e pranoj që kam bërë shkelje”, tha Ballazhi.
Për më shumë shikoni intervistën e plotë;
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...