Balla dhe Sveçla: Bashkë do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë

11:41 | 23 Janar 2024
R J

Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla, së fundmi në rrjetin e tij social në Facebook, ka njoftuar se kanë marrë vendim që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.

Ai bën të ditur se së bashku me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla, ishin në Vlorë, ku atje do të kenë një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë.

“Kemi marrë vendimin që pasuritë e konfiskuara në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore. Bashkë me Ministrin e Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla ishim në Vlorë ku shumë shpejt do të kemi një shtëpi të madhe pushimi dhe trajnimi për forcat e policisë”, shkruan Balla./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme