Deputetja nga radhët partisë e grupit parlamentar 6+, Duda Balje në një intervistë për portalin Arbresh.info ka komentuar arrestimin e Gjuriqit duke thënë se është krenare me Policinë e Kosovës dhe se sipas saj ata duhet të kuptojnë që Kosova është shtet dhe ka ligjet e veta.
“Ata çdo ditë janë këtu, por tani zyrtarë si zotëri Gjuriqi pa paralajmërim nuk mund të hyjnë në Kosovë. Ne jemi shtet i pavarur dhe jemi shumë stabil. Unë jam shumë krenare me Policinë e Kosovës dhe për mua si politikane këtu është forca e një shteti. Unë mendoj që kemi bë mirë dhe si politikanë ata munden me ardhë në Kosovë por pa paralajmërim jo”, ka thënë ajo.
Balje foli edhe për sigurinë në vend ku tha se AKI dhe Policia janë serioz.
“Institucioni i AKI-së edhe i Policisë janë shumë serioz, shumë stabil dhe punojnë me kushtet që i kanë. Deri më tani në Kosovë nuk ka pasur këso momentesh por këtu është planifikuar pasi që ata kanë hyrë nga Serbia pa leje dhe është normale dhe mendoj që këtu është hera e parë kur Kosova e ka treguar një pamje të seriozitetit”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...