Balje: Na nuk mundemi me jetu pa burrat, jam kundër mendimeve radikale të femrave

22:57 | 3 Tetor 2021
KRG

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ftuar në “Robi plaket kur don vet”, ka folur për jetën e saj jashtë sferës politike.Ajo ndër të tjerash ka zbuluar edhe talentin e saj të fshehtë, rrobaqepësinë.

“Nanën kam pasë rrobaqepëse, mendoj që talentin cilin e kam është ky. Kur jam nervoz kam ni makinë prej nanës, jam duke provu me ba pizhame, trenerka”, ka thënë Balje.

Ajo po ashtu ka pranuar se nuk është kundër operacioneve plastike dhe në momentin që e sheh të arsyeshme edhe do t’i bëjë, njofton Klankosova.tv.

“Nuk mendoj se kam nevojë për operacione, por në momentin kur nuk ndihem mirë me trupin tim do nuk jam kundër”. është shprehur ajo.

Ndërkaq sipas saj, burrat dhe gratë duhet të gjejnë një mes të përbashkët jetësor, dhe është kundër atyre mendimeve radikale të femrave, të cilat thonë se s’kanë nevojë për burrat.

“Na nuk mundemi me jetu pa burrat, jam kundër mendimeve radikale të femrave që thonë që s’kemi nevojë për ta, nuk është e vërtetë”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme