Kryetarja e Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ka folur për rastin e keqtrajtimit të të miturës nga Drenasi. Ajo ka thënë se duhet vënë pikën këtij rasti.
“Kemi dëgjuar edhe shumë raste tjera që nuk janë paraqitur në Polici. Ne si Kosovë jemi gati t’i themi stop kësaj dhune. Kjo nuk ndodh vetëm në Kosovë por për neve kjo është e rëndësishme. Tek dhuna seksuale fajtori i vetëm është ai që ka kryer dhunë. Tani vajzat kanë përjetuar frikë si tek veshja edhe tek gjërat tjera. Topi tani është tek sistemi gjyqësor. Kemi ligje që duhet respektuar dhe dënimi është i rëndësishëm. Numri i rasteve që do të ndodhnin nga tutje do të jetë më i vogël”, ka thënë ajo për portalin arbresh.info.
Balje ka thënë se edhe në komisionin për të drejtat e njeriut kanë ardhur raste të tilla.
“Sa kemi informata brenda komisionit dhe sa kemi biseduar direkt me viktima, ne si Kosovë jemi pak tradicional dhe nuk po duan të flasin me familje apo me shoqëri. Ne që disa ditë jemi duke folur vetëm për këtë, dhe duhet nëse një person e lajmëron në Polici dhe sistemi shkon deri në fund atëherë duhet ndëshkuar dhe lajmëruar. Kemi pasur raste që janë lajmëruar edhe në Pejë dhe është duke vazhduar rasti. Ne si komision jemi gati të ndihmojmë me avokatin e popullit, dhe të reagojmë nëse nuk shkon si duhet. Besoj që procesi gjyqësor do të shkoj drejt dhe do të respektohet ligji”, ka thënë ajo.
E pyetur se a u ofron Kosova ndihmën e duhur këtyre viktimave, ajo ka thënë se deri tani nuk është bërë sa duhet.
“Kosova deri tani nuk iu ka ofruar mbrojtjen e duhur por jemi në rrugën e mirë. Duhet punuar shumë më shumë edhe me vajza edhe me familjen, edhe raportet fëmijë-prind. Është keq sepse kjo ka ndodhur në objektin mësimor. Duhet biseduar me mësuesit, profesorët, komplet shoqëria të involvohet dhe të shkojmë deri në fund. Edhe nëse është politikan, biznesmen apo qkado qoftë, ligji është i njëjtë për secilin dhe duhet të trajtohet. Ne si shtet duhet ta dënojmë kryesin. Besimi i qytetarëve në sistemin tonë duhet të mos humbet. Duhet të punojmë të gjithë deputetët që me kthyer besimin e qytetarëve në sistem gjyqësor, policor, arsimor, politikë”, ka theksuar ajo.
Balje ka thënë se mesazhi i saj është të hapet një kampanjë ku flitet për kërcënimin seksual.
“Edhe unë kam pas frikë nga ky rast. Kur kam shkuar kam biseduar me vajzën me marr mendimin se qysh e shohin kërcënimin seksual. Duhet biseduar me vajzën sepse nuk besoj që e kuptojnë se çka është kërcënim. Ato ndoshta dinë diçka por mendoj që në vende rurale nuk janë në moment kur mund të japin shpjegime se çka është kërcënimi seksual, ku të shkohet, si të reagohet. Duhet hapur një kampanjë që e trajton këtë problematik. Jo vetëm gruaja por edhe mashkulli duhet të bisedoj për këtë”, ka thënë ajo./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/399482943932129/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media