Deputetja e Kuvendit të Kosovës Duda Balje ka thënë se sa i përket asociacionit të Kosovës duhet të kenë kujdes.
“Ne e dimë se si është Republika Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe unë personalisht si deputete kurr nuk votoj për diçka të njëjtë si atje. Ata kanë të drejt të bëjnë asociacion por me ligjin e Kosovës, ta respektojnë Kosovën si shtet e jo në një mënyrë tjetër që të bëjnë pazare”, ka thënë ajo në një intervistë për portalin Arbresh.info.
Deputetja Balje tha se edhe dialogu që ka filluar mes Prishtinës e Beogradit nuk ka transparencë fare.
“Unë si deputete nuk kam informata për dialogun dhe në çdo vend kam bërë lutje që të involvohen edhe komunitetet tjera në bisedë. Shembull tani për nostrifikim të diplomave duhet të involvohen edhe boshnjakët sepse është problem vetë për boshnjakët jo për serbët sepse edhe me sistemin e reciprocitetit ne kemi pasur shumë problem me nostrifikimin e diplomave edhe për mundësinë e vështirë për të gjetur punë me këtë diplomë”, tha ajo./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...