Google ADS

Baliqi ia pranon kërkimfaljen Kurtit për ndërprerjen e fjalës

19:18 | 25 Tetor 2022
E.H

Profesori universitar, Bekim Baliqi, ia ka pranuar kërkimfaljen kryeministrit, Albin Kurti i cili sot ia ndërpreu fjalën gjatë promovimit të librit “Nacionalizmi”, të Enis Sulstarovës.

Baliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shtoi se prania e kryeministrit Kurti gjatë këtij prezantimi tha se i nderoi.

“Ishte kënaqësi e veçantë të bëj recezension librit të Prof. Enis Sultarova nga Universiteti i Tiranës, njëkohësisht e pranoj kërkimfaljen e Kryeministrit Kurtit për ndërprerjen e fjalimit, i cili në fakt na nderoj shumë me praninë e tij”, ka shkruar Baliqi.

Kujtojmë se gjatë ditës, ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili publikisht i kërkoi falje Baliqit për ndërprejen e fjalës.

Por, siç tha Kurti edhe vetë ai ishte brenda temës së promovimit të librit, për autorin e të cilit tha se nuk e di se a kam më shumë mik apo profesor, por sigurisht që të dyja këto./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kurti i kërkon falje profesorit Baliqi për ndërprerje të fjalës gjatë promovimit të një libri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme