Bali Muharremajn e zëvendëson Muharrem Nitaj

20:53 | 19 Nëntor 2017
Arbresh.info

Derisa rezultatet po vazhdojnë të numërohen dhe në Suharek është duke pri kandidati i AAK-së, Bali Muharremaj, ky i fundit siç duket do ta lirojë vendin të cilin e ka në Kuvendin e Kosovës si deputet. E në vend të tij do të jetë Muharrem Nitaj. Të paktën kështu duket nga ajo që  ka shkruar në profilin e tij në facebook Besnik Tahiri.

Ai ka shkruar se ishte padrejtësi e madhe që 40 deputët që kishin më pak vota se sa ti, të ishin deputet e ti jo.

Ky është shkrimi i plotë i Tahirit në facebook:

Urime detyra e deputetit Muharrem Nitaj. Ishte padrejtesi e madhe qe 40 deputetë që kishin më pak vota se sa ti, të ishin deputet e ti jo!

Jam i kënaqur qe do te jeshe aty ku perket!

I duhesh Parlamentit!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme