Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se që nga nesër të gjithë punëtorët e administratës se Komunës së Suharekës, obligohen ti mbajnë maskat mbrojtëse.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se edhe qytetarët janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse para se të hyjnë në institucionet publike, shkruan arbresh.info
Muharremaj gjithashtu ka bërë thirrje për mbajtjen e distancës dhe për kujdes maksimal në respektimin e rregullave të caktuara nga institucionet shëndetësore.
Postimi i tij i plotë:
Nga data 01.07.2020 të gjithë punëtorët e administratës së Komunës së Suharekës, obligohen ti mbajnë maskat mbrojtëse.
Poashtu edhe qytetarët janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse, para se të hyjnë në institucionet publike.
Mbajeni distancën dhe kujdesuni maksimalisht ti respektoni rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore.
Bali Muharremaj
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...