Google ADS

Bali Muharremaj gjen vetëm një punëtore në ambulant

09:32 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se sot ka realizuar një vizitë të paparalajmëruar në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Steduenqan, dhe me përjashtim të një punëtoreje askush tjetër nuk ishte në vend pune.

Muharremaj thekson se do të merren masa menjëherë me zbritje rroge dhe masa të tjera.

Lexoni të plotë postimin e Muharremajt:

“Sapo vizitova AMF në Studenqan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punës në orën 08:00.

Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike”, shkruan Muharremaj në Facebook.

Shikoni postimin e tij KËTU

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme