Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj ka thënë se aktualisht Telekomi i Kosovës është 72 milionë euro në borxh.
Ai tha se një kohë Telekomi vlerësohej 1 miliard e 200 milionë euro, ndërsa sot ka borxh.
“Njëhere një kohë Telekomi i Kosovës vlerësohej 1 miliard e 200 milionë euro, ndërsa sot është në borxh 72 milionë euro”, është shprehur Balaj në emisionin DPT.
Tutje, Balaj tha se kontrata e Telekomit me Z-Mobile ka hapur rrugë kontratave tjera të dëmshme.
“Kontrata me Z-Mobile i ka hapur rrugë kontratave tjera të dëmshme. Ajo kontratë është fillimi i kontratave të dëmshme”, ka thënë Balaj.
Ai gjithashtu tregoi për skandale të ndryshme që kanë ndodhur në Telekom.
“E di që ka ndodhur një kontratë ku një metër kabull optike është dërguar tek një operator dhe është paguar 44 euro e 77 cent për metër. Ndërsa me shumicë kushton diku rreth 12-13 cent”, shtoi Balaj.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit