Federata Sindikale e Post Telekomunikacionit të Kosovës-FSP-PTK ka organizuar konferencë për shtyp lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës se Arbitrazhit kundër PTK-se nga ana e Z Mobile.
Kryetari i kësaj sindikate, Lamih Balaj ka thënë se kanë bërë një peticion të nënshkruar nga punëtorët dhe iu kanë dërguar të gjitha institucioneve por që sipas tij nuk është marr parasysh, raporton arbresh.info.
“Pasi që Gjykata e arbitrazhit ka dënuar Telekomin rreth 30 milion euro për neve kjo është e papranueshme. Kjo kontratë është jo e mirë dhe në atë kohë është fshehur. Ne si sindikatë kemi arritur më në fund të kemi qasjë në atë kontratë. Janë dy kontrata njëra e aprovuar nga bordi i drejtorëve ku thuhet se PTK pajtohet që Z-mobile ti merr dy numra, dhe ne kemi qenë kundër edhe atëheër sepse e kemi ditur që ka pasoja. E keqja e saj është që nuk është nënshkruar ajo kontrat dhe është hequr një nen ku thuhet që disa numra janë të bllokuar për Telekomin e Kosovës. Këtu ka bazë edhe për prokurorinë dhe institucionet tona dhe ne i kemi bërë thirrje Prokurorisë të vijë ta hetoj këtë rast”, ka thënë ai.
Sipas tij PTK është para aktit të kryer por siç tha ai duhet të analizohet nëse ka falsifikim dhe prokuroria të merret me këtë punë.
“Duhet që Gjykata të merret me ata njerëz që i ka sjellur në bord, duhet të hetohet edhe ARKEP-i që atë kohë ka bërë interferim në kontrarë pa drejt. Pse vetë shteti po e dëmton Telekomin e Kosovës. A ka të bëjë kjo qëllimisht që Qeveria ta dëmtoj një kompani që ka derdhur mjete në buxhetin e shtetit? Kërkojmë që hetimet të vazhdojnë”, ka theksuar ai.
Shtron pyetjen se nëse është nënshkruar kjo kontratë me një prapavijë që kjo të vijë tani.
“Për ne është e dyshimt çdo gjë. Nuk do të lejojmë që kjo ti ndodh PTK-së sepse ne e kemi për obligim ti mbrojmë të drejtat e punëtorëvë dhe PTK-në aty ku institucionet po heshtin. Nuk do të lejojmë që të falimentoj sepse kjo është ndërtuar edhe nga populli. Duhet që Qeveria të dal dhe të kërkoj nga Prokuroria hetime të detajuara sepse ata i kanë vetë njerëzit këtu në bord”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...