Pikat e kuqe të vendosura nga Lëvizja Vetëvendosje javë më parë po shfrytëzohen edhe për një protestë tjetër.
Këtë herë nga punëtorët e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës, shkruan arbresh.info.
Nën organizimin e Sindikatës së kësaj ndërmarrje me qindra punëtorë po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar bllokimin e llogarive bankare të ndërmarrjes dhe tërheqjen e mjeteve brenda llogarive nga z-mobile.
Kryetari i sindikatës, Lamih Balaj ka thënë se pronari i z-mobile, Blerim Devolli duke e quajtur kriminel ka thënë se po u mbyllë derën 3 mijë e 500 punëtorëve.
Ai ka shtuar se i njëjti po u humb nderin edhe deputetëve.
“Sot është koha e fundit që ju të mos shani më njëri tjetrin por të mblidheni dhe së bashku të mbroni ndërmarrjen. Krimi ua ka mbyllë derën 3 e 500 punëtorëve, po ua mbyll derën dhe nderin edhe juve, një kriminel dhe në mënyrën më banale”, ka thënë ai.
Balaj ka kërkuar nga deputetët t’i bashkohen protestës.
“Është e turpshme por bashkangjitnu këtu sepse ka edhe bashkëluftëtarët tuajt këtu. Ejani bëhuni bashkë sepse keni qenë këtu kur Telekomi i Kosovës ua ka mbushur buxhetin ”, ka thënë ai.
Ndryshe, arbresh.info javën që lamë pas ka raportuar ekskluzivisht për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit të Kosovës.
Gjithashtu ka raportuar edhe për tërheqjen e rreth 3.5 milionë eurove nga llogaritë nga z-mobile./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit