Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj, thotë se Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e punës si prioritet të saj, padyshim e ka përkrahjen e prodhuesve vendor, në këtë rast fermerëve dhe përpunuesve të qumështit.
Balaj Halimaj shkruan se “Facebook” se nuk mund të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik për sa kohë që nuk fuqizojmë prodhuesit vendor dhe sektorin privat në përgjithësi.
Ajo thotë se i kupton shqetësimet e fermerëve dhe prodhuesve të qumështit dhe se si qeveri e Kosovës po bëjnë të pamundurën që t’u dilet në ndihmë.
“Ndërsa, vendimi i ministrit Krasniqi për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës është në kuadër të vendimeve që ministri po i merr për mbrojtjen e konsumatorit”, ka shkruar ndër të tjera ajo./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosovës që nga dita e parë e punës si prioritet të saj, padyshim e ka përkrahjen e prodhuesve vendor, në këtë rast fermerëve dhe përpunuesve të qumështit.
Ne vlerësojmë se nuk mund të ketë zhvillim të hovshëm ekonomik për sa kohë që nuk fuqizojmë prodhuesit vendor dhe sektorin privat në përgjithësi.
Ditëve të fundit kemi parë disa protesta të fermerëve dhe prodhuesve të qumështit, dhe ne i kuptojmë shqetësimet e tyre.
Ne jemi të vetëdijshëm me vështirësitë që po përballët ky sektor si rezultat i pandemisë COVID-19, por në anën tjetër Qeveria dhe ministri Vesel Krasniqi po bëjnë të pamundurën për t’u dal në ndihmë jo vetëm këtij sektori, por të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmën e shtetit.
Ndërsa, vendimi i ministrit Krasniqi për ndalimin e përkohshëm të vajit të palmës është në kuadër të vendimeve që ministri po i merr për mbrojtjen e konsumatorit.
Tanimë me vendim të Qeverisë është dyfishuar subvencionimi për litër të qumështit, ndërsa në kuadër të Pakos për rimëkëmbje ekonomike parashihet që të subvecnionohet 25% e çmimit të qumështit që është në stok.
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...