Nisma Socialdemokrate konsideron se koalicioni qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë jetëgjatësi.
Albulena Balaj-Halimaj, e cila ka arritur të rizgjedhet deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, tha se dallimet që LVV dhe LDK i kanë në tema të mëdha, mund t’iu bëhet pengesë për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Janë dy parti të cilat aspak nuk pajtohen për temat e mëdha që i kanë përpara, prandaj marrëveshja edhe mund të arrihet, por si do të vazhdojë ajo mbetet të shihet. Mendoj se nuk do të ketë jetëgjatësi ky koalicion për shkak se siç thash kanë shumë dallime në tema dhe kjo do t’i pengojë dy palët të vazhdojnë me mendime dhe ide të kundërta“, tha ajo për GazetaBlic.
Balaj-Halimaj, u shpreh se pavarësisht qëndrimit në opozitë, NISMA do të bashkëpunojë me qeverinë, duke shtyer përpara çështje të cilat do të jenë në të mirë të vendit, por nëse ndodh e kundërta, ajo shtoi se koalicioni qeverisës do të has edhe në kundërshti.
“Nisma nuk është parti që i dëshiron të keqen vendit tonë e të lutet që ky koalicion të mos funksionojë. Urojmë që qeveria e ardhshme të punoj në të mirë të vendit dhe sa herë që është e nevojshme mbështetja jonë për projekte serioze dhe të mira për vendin, ne do të jemi aty. Në të kundërten në jemi aty edhe për të kundërshtu gjithçka që është në dëm të vendit tonë“, deklaroi Balaj-Halimaj.
E vendimin që kjo qeveri të ketë vetëm 12 ministri, e ka përshëndetur deputetja nga radhët e NISMA-s, gjë për të cilin pohon ta ketë kërkuar edhe në qeverinë e kaluar.
“Vendimi për 12 ministri është një vendim shumë i mirë, unë kam qenë kundër numrit të ministrive në qeverinë e kaluar“, tha në fund ajo.
Ndryshe, në takimin e sotëm ndërmjet liderëve të dy partive më të mëdha në vend bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV-LDK u tha se është arritur pajtueshmëri për finalizimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...