Gazetari Bajrush Morina ka bërë një postim me rastin e përvjetorit të 19-të të vrasjes së veprimtarit të LDK-së dhe gazetarit Enver Maloku. Morina pretendon se e di kush janë vrasësit e Malokut, edhe pse nuk ka përmendur emra.
Ai ka shkruar, megjithatë, se personat që kanë vrarë Malokun në vitin 1999 janë një deputet i Kuvendit të Kosovës dhe bashkëshortja e tij.
Sipas tij, këta dy persona duhet të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë për t’u gjykuar në Gjykatën Speciale.
Ky është postimi i Morinës:
LUTJA IME PER DITEN E SOTME!
Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!
Kush jane ata e dijne me se miri:
– Zoti, i qofshim fale atij!
– Shpirti i Enver Malokut, e
– Dy te dyshuarit per kete vrasje!
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...