Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, konsideron tejet të natyrshëm takimin e sotëm të zhvilluar në mes Kryetarit të këtij subjekti partiak, Isa Mustafës tek familja e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.
Në Info Magazine, Bajrami tha se ky takim nuk ka të bëjë asgjë në lidhje me posedimin e deputetëve të mjaftueshëm për formimin e Qeverisë apo për partneritet të mundshëm me ndonjërin nga subjektet tjera partiake në vend.
Tutje Bajrami tha se nuk ka asnjë deputetë nga LAA apo Vetëvendosje, që do e votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar e po ashtu për ta votuar formimin e Qeverisë Haradinaj.
”Është zhvillim komplet i natyrshëm, për shkak të historikut të familjes Rugova. Të gjithë zyrtarët e partive kanë relacione të mira me familjen Rugova”.
”Nuk mund të cilësohet ndryshe përveç një takim i natyrshëm”.
”Ky takim do të thotë se ajo do të votojë sipas organeve të Partisë LDK. Më e natyrshme është vizita e Mustafës në familjen Rugova se sa e Haradinajt që ndodhi ditë më parë”.
”Nëse PAN ka numrat apo jo do ta vërtetojë data 3 gusht. Definitivisht mendojmë që PAN-i as nuk do ta marr Kuvendin e as s’do të ketë mundësi të krijojë Qeverinë”.
”Rrjedhimisht ne presim, që Presidenti të procesojë në bazë të Kushtetutës. Është mirë që personat që do të votojnë më 3 gusht, të dalin edhe sot e të flasin sepse nuk është e drejtë të fshihen prapa votës”.
”Nuk janë inate personale, janë parime në politikë”.
”Do e quaja të pandershme nëse ka deputetë të tillë nëse ka në LAA apo VV që do e votojnë PAN për Qeveri e nuk deklarohen sot. Por, nuk ka të tillë, sepse po të kishte do duhej te dilnin haptas”.
”Elektorati ka tregu tek të gjitha partitë politike që ngado shkohet”.
”Në VLAN kemi qenë partneri kryesor politik, e ne nuk kemi mund të vazhdohet tutje sepse nuk mundemi të iu shërbenim të tjerëve”.
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...