Bajrami: Vetëvendosja duhet të ndëshkohet me vota nga populli

17:14 | 15 Tetor 2024
E.H

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje duhet të marrin ndëshkimin nga vota e popullit dhe nga dora e ligjit

Në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka parashtruar disa pyetje të cilat sipas saj, kryeministri Albin Kurti dhe partia që ai udhëheq, përcjell Arbresh.info.

Mes tjerash, Bajrami ka kërkuar që përpos ndëshkimit me vota, LVV të ndëshkohet edhe nga ana e organeve të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje dhe nëntoka e saj duhet të marrin ndëshkimin nga vota e popullit dhe nga dora e ligjit

Ata duhet të përgjigjën në këto dhe pyetje të tjera:

Me gjithë këtë pushtet që i ka dhënë Dejona Mihalit, Albin Kurti pse nuk e ka bërë zëvendëskryeministre?
Pse se ka bërë zëvendëskryeministre dhe ministre të ekonomisë?
Pse se ka bërë drejtore të KEK-ut?
Kush e ka ndalu Albin Kurtin që Dejona Mihalit me i dhanë edhe pushtet formal, me nxjerr nga nëntoka dhe me i koordinu të gjitha ministritë nga një zyre e qeverisë, koordinim që ajo është duke e bë që katër vite nga zyrat e LVV-së?

A e dini pse nuk e ka bërë, SEPSE ajo çka ka bërë Dejona e nëntokës që katër vite është e gjitha joligjore, e Albini ka dashtë që përmes Dejonës të bëhen këto punë joligjore me shpresë që nuk kanë me u zënë kurrë.

Andaj Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Prokurorisë e Hetuesisë që të zbardhë secilin koordinim të Qeverisë së Republikës së Kosovës me zyrën parapolitike të LVV-së dhe koston që kanë pagu qytetarët nga ky koordinim.
A kemi pasë nevojë me importu qindra miliona euro energji elektrike?
Kjo është çështja.

Sa na ka kushtu koordinimi me Dejonën në rastin e KEK-ut?

Pra përpos ndëshkim me votë, duhet të ketë edhe ndëshkim nga ana e organeve të drejtësisë për gjithë ata që kanë shkelur çdo ligj dhe kanë bërë pazare në dëm të interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme