Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami po vlerëson se grevat në arsim, shëndetësi dhe në Trepçë, kanë ardhur si pasojë e ngritjes së pagave në Qeveri.
Bajrami ka thënë se i përkrahë kërkesat e grevistëve, duke shtuar se këto kërkesa duhet të rregullohen me Ligjin e Pagave.
Postimi i plotë:
Grevë në arsim, grevë në shëndetësi, grevë në Trepçë, grevë në administratë.
Krejt sektori publik në grevë.
– Kush po punon?
– Sektori privat.
– Kush po e mbushë arkën e shtetit?
– Tatimet dhe taksat nga sektori privat (Qeveria ka rritur numrin e inspektorëve).
– A ka grevë në sektorin privat?
– Jo
“Kështu lulëzon ekonomia”
Të nderuar grevistë,
Asnjëherë nuk kam përkrahë ngritjen e pagave që nuk është bazuar në rritjen ekonomike, i takoj partisë e cila këtë çështje e ka rregulluar me Ligj, megjithatë këto ditë jam me juve, sepse e di pse keni hy në grevë. Të gjitha këto greva origjinën e kanë te dyfishimi i pagave në Kabinetin Qeveritar dhe draft Ligji per Pagat që i betonon ato tutje.
Ju bëj thirrje që të mos dorëzoheni! Nëse pagat e juaja nuk ngritën atëherë le të zbriten pagat e politikanëve.
Me draft Ligjin që ka ardhë nga Qeveria në Kuvend, nuk i zbritet paga askujt dhe për këtë ja ku i keni deshmitë:
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...